E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizNë Qendrën e Numërimit në Prishtinë vendosen shirita, ankohen vëzhguesit (FOTO)

Në Qendrën e Numërimit në Prishtinë vendosen shirita, ankohen vëzhguesit (FOTO)

Disa vëzhgues që po e përcjellin procesin e numërimit në Prishtinë janë ankuar lidhur me shiritat e vendosur.

Sipas tyre, kjo po ua pamundëson punën.

Ata i thanë redaksisë Klankosova.tv se nuk po mund të lëvizin në tavolinat e tjera, duke u kufizuar në vetëm në një prej tyre.

Njëri prej tyre deklaroi se disa prej partive, nuk kanë vëzhgues të mjaftueshëm dhe në disa prej tavolinave ku po bëhen numrimi nuk kanë prani të vëzhguesve.

Në QNR-në e Prishtinës ka pasur disa polemika rreth votave.

Komisionerët dhe vëzhguesit e partive, sidomos të atyre të VV-së dhe LDK-së patën disa herë përplasje rreth vlefshmërisë së votave.

Dhe kjo sigurisht që i ka shtyer udhëheqësit e kësaj qendre të marrin masa për parandalimin e incidenteve./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498