Në “Qafë Thanë” arrestohet shtetasi i RMV-së, kërkohej nga Interpoli në Zvicër

Në “Qafë Thanë” arrestohet shtetasi i RMV-së, kërkohej nga Interpoli në Zvicër

Në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, në kufirin Shqipëri – Maqedoni e Veriut është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

“Është arrestuar F.A. (32) banor i Maqedonisë së Veriut, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar i lëshuar nga Interpol Visbaden/Gjermani për vepër penale ‘mashtrim’. Ky shtetas i Maqedonisë së Veriut do të ekstradohet në Gjermani”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.


Ky është rast i njëpasnjëshëm në të cilin policia shqiptare arrestoi një shtetas të Maqedonisë së Veriut i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar në këtë vendkalim, gjatë hyrjes në territorin shqiptar.

Para pak kohësh ishte arrestuar A.A. (34), banor i Kërçovës, i cili ishte dënuar me 20 vjet burg dhe i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar i dhënë nga Interpoli, Bernë, Zvicër, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Publike të kantonit Argau.