E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeNë Prizren kanoset një zyrtar policor, e në Suharekë një tjetër sulmohet...

Në Prizren kanoset një zyrtar policor, e në Suharekë një tjetër sulmohet fizikisht

Dy incidente të ndara ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë raportuar në raportin 24-orësh.

Sipas PK-së, në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:00, është arrestuar një i dyshuar kosovar pasi ka kanosur dhe penguar një polic në kryerje të detyrës zyrtare.

Incidenti, sipas raportit, ka ndodhur në momentin kur zyrtari policor ishte duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje vëllait të të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në një rast tjetër po ashtu të raportuar në orën 19:00 të së njëjtës ditë, në autostradën e Suharekës, një polic jashtë detyrës është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar.

“Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke lëvizur në auto udhë, ka hasur në dy mjete të ndaluara në shirit rrugor në auto udhë. Viktima është ndaluar dhe ka biseduar me vozitësit  për arsyen e ndaljes ku i njëjti ka kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike-mjegullës pasi mund të shkaktohet ndonjë aksident. Pas bisedës me ta, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë”, tha policia në raport.

Ndërkaq, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes teksa njësitet policore janë në kërkim të tij. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT