E shtunë, 24 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeNë përvjetorin e 26-të, përkujtohen dëshmorët e Kodralisë

Në përvjetorin e 26-të, përkujtohen dëshmorët e Kodralisë

Kanë kaluar plot 26 vjet nga njëra prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo në Kodrali të Drenicës, ku ranë dëshmorë luftëtarë të lirisë që mbrojtën me gjak tokën e tyre.

Sot, në këtë përvjetor, kujtimi për ta mbetet i gjallë e i pashuar në zemrat e qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre, që përulen me nderim para veprës së tyre heroike.

“Në zemrat tona, kujtimi i heronjve të Kodralis vazhdon të rrahë me forcë, duke na kujtuar sakrificën sublime për lirinë. 26 vjet pas rënies së tyre, emrat e tyre shkëlqejnë si yje në qiellin e Kosovës, duke ndriçuar rrugën tonë drejt së ardhmes,” shkroi Jeton Mushkolaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Në përvjetorin e 26-të, përkujtohen dëshmorët e Kodralisë appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT