E hënë, 5 Maj, 2025
spot_img
HomeSportNë ndeshjen e parë shfrytëzuan çdo mundësi, Interi ka një ekip të...

Në ndeshjen e parë shfrytëzuan çdo mundësi, Interi ka një ekip të shkëlqyer – Indeksonline.net

Hansi Flick shpreson që skuadra e tij të vazhdojë të argëtohet në fushën e lojës. Kështu, trajneri i Barcelonës shpreson që skuadra do të dijë të bëjë përsëri diferencën me futbollin e saj argëtues, siç insistoi në konferencën për mediat para duelit të kthimit me Interin në Ligën e Kampioneve.

Dani Olmo sapo tha se lojtarët e rinj të ekipit po e përjetojnë këtë fund sezoni si një festë. Si e menaxhoni këtë grup?
Sipas jush, çfarë mendoni se duhet të bëj? T’u bëj presion djemve? Sipas meje, kur filluam sezonin, askush nuk kishte idenë se çfarë mund të bënim. Tani kemi fituar dy tituj dhe javët më të rëndësishme po vijnë. Në këtë nivel, është normale që të jetë kështu. Nga skuadra ime dua që ata ta vlerësojnë të gjithë këtë dhe sa mund të bëjnë duke punuar si grup. Dua që ata ta bëjnë krenarë klubin dhe tifozët e tij, kjo është ajo që mendoj se tha Dani.

Në ndeshjen e parë vuajtët presionin e Dumfris dhe goditjet standarde. A mendoni se duhet ndryshuar diçka në në zgjedhjet në aspektin mbrojtës?
Unë dhe stafi im analizuam gjithçka. Nga jashtë mund të thuash se ata luajtën mirë, por ne e dimë për shembull se nuk kemi disa lojtarë kyç. Në goditjet standarde duhet të mbrohemi më mirë, pajtohem me këtë.

Levandovski e nis si titullar apo nga stoli?
Folëm për këtë dje, gjithçka po shkon mirë dhe ai është më mirë nga sa prisnim. Ai është gati për stolin, nëse kemi nevojë për të, ai do të hyjë në fushë.

Si e shihni Lamin Jamal pas performancës së tij të shkëlqyer në ndeshjen e parë?
Shpresoj që tani të më njihni, kam qenë këtu për 8-9 muaj: kemi lojtarë të jashtëzakonshëm dhe Lamin është një prej tyre, ai është gjeni. Ajo që bën ai me topin është e pabesueshme, çdo pasim është i saktë dhe është një gjë e pabesueshme. Për mua ndeshja e parë ishte fantastike, por ne e dimë që ai mund t’i bëjë këto gjëra.

A ka ekipi juaj përvojë të mjaftueshme për këto ndeshje?
Epo ne kemi fituar tashmë dy tituj. Çdo lojtar përmirësohet me çdo ndeshje që luan. Jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve dhe duhet ta shijojmë, duhet të argëtohemi duke luajtur bashkë. Dhe mendoj se lojtarët po e bëjnë këtë, po argëtohen duke luajtur së bashku dhe nuk dorëzohen kurrë.

Inzagi foli shumë mirë për Lamin Jamal, a ka ndonjë lojtar të Interit që ju ka tërhequr vëmendjen?
Unë gjithmonë mendoj për ekipin, Interi ka një grup të shkëlqyer, por edhe disa lojtarë shumë të fortë. Për mua gjithçka varet nga ekipi.

Duke luajtur me katër mbrojtës qendre, duke pasur parasysh dëmtimet, çfarë ndryshon?
Nuk mund t’i ndryshojmë dëmtimet. Nuk jam i lumtur për këtë, por nuk mund t’i bëj asgjë. Kemi lojtarë që mund të luajnë në vend të të dëmtuarve. Balde dhe Kunde janë lojtarë kyç për ne, por kemi alternativa që mund t’i zëvendësojnë ata.

Çfarë ju pëlqen te Interi dhe cili do të jetë faktori kyç i ndeshjes?
Ndeshja e parë ishte e pabesueshme, ata i shfrytëzuan mundësitë e tyre. Janë një ekip i fortë, që i pëlqen të luajë futboll. Është vërtet e vështirë të mbrohesh kundër mekanizmave të tyre të kolauduar mirë, ne duam të përpiqemi t’i mbyllim hapësirat e tyre.

Çfarë do t’i thoni ekipit?
Duhet të argëtohen dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.

Çfarë ndryshimesh prisni krahasuar me ndeshjen e parë?
Mendoj se ata do të përshtaten, ashtu siç do ta bëjmë edhe ne. Do të përpiqemi të bëjmë ndryshime për mirë, por në fund të fundit gjithçka varet nga mënyra se si e menaxhojmë mbajtjen e topit dhe fazën mbrojtëse.

A do të peshojë më shumë talenti i lojtarëve apo vendimet e trajnerëve nesër?
Futbolli është shumë kompleks, duhet të mendosh për shumë gjëra dhe madje edhe zëvendësuesit duhet të japin kontributin e tyre. Varet nga rendimenti në fushë, ky është futbolli.

A mund të shmangen kaq shumë goditje këndi?
Epo, kjo do të ishte një ide e shkëlqyer (qesh). Nuk mund ta bëjmë dot, qartësisht, por lojtarët e dinë çfarë duhet të bëjnë dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë.

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version=’2.0′;n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,’script’,’https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘1418914601497903’); // Insert your pixel ID here.
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT