E diel, 13 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNë lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit, arrestohet e më...

Në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit, arrestohet e më pas lirohet një person në Podujevë

Është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari mashkull kosovar në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.

Derisa, si prova janë sekuestruar para, pajisje elektrike dhe një thikë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Ahmet Haxhiu, Podujevë / 12.07.2025 – 20:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Si prova janë sekuestruar para, pajisje elektrike dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton PK. / Klankosova.tv

The post Në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit, arrestohet e më pas lirohet një person në Podujevë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT