Në Lipjan mbahet Panairi i Produkteve Bujqësore – promovohen prodhuesit vendorë

Në Lipjan mbahet Panairi i Produkteve Bujqësore – promovohen prodhuesit vendorë

Në Lipjan është organizuar sot Panairi i Produkteve Bujqësore, ngjarje e realizuar nga Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me organizatën IADK, me synim zhvillimin dhe promovimin e sektorit bujqësor dhe përpunimin e produkteve ushqimore.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë vizitës në panair, falënderoi organizatën IADK për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.


telegrafi.com

Ai theksoi rëndësinë e panairit për ekspozimin e produkteve vendore dhe për inkurajimin e bujqve drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.

“Ky panair është një mundësi e rëndësishme për të promovuar produktet bujqësore dhe për të mbështetur prodhuesit vendor, duke i motivuar ata për ta zhvilluar më tej veprimtarinë e tyre”, tha Ahmeti.

Ngjarja u cilësua si dëshmi e përkushtimit të Komunës së Lipjanit për forcimin e ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja për prodhuesit bujqësorë, të cilët luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. /Telegrafi/