E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajme“Në Lapnasellë s’është askush me emrin e tij”, ku e “lëshoi toka”...

“Në Lapnasellë s’është askush me emrin e tij”, ku e “lëshoi toka” ndërmjetësuesin serb? (VIDEO)

Për shkak të pamundësisë për të kontaktuar me ndërmjetësuesin serb, i cili ka qenë i përfshirë pothuajse në të gjithë procesin e shit-blerjes së tokës në Mitrovicë, që nga propozimi i saj e deri te nënshkrimi i kontratës, ne kemi ardhur në fshatin Lapnasellë të Lipjanit, pasi kemi mësuar se ai jeton këtu.

Numrin e telefonit të tij e kemi siguruar, por ai është numër i Serbisë dhe nuk kemi arritur të lidhemi me të.

Përveç emrit, nuk dimë asgjë tjetër për këtë person.

Mesa duket, kontaktet tona të mëparshme janë përpjekur të mos e zbulojnë identitetin e tij, meqë, sipas informacioneve që kemi marrë, vetë ndërmjetësuesi ka kërkuar të mos ekspozohet, duke arsyetuar se një gjë e tillë mund të interpretohet negativisht nga politikat serbe, sikur po ndihmon kosovarët.

Megjithatë, ne do të pyesim fqinjët për të dhe do të mundohemi të marrim një qëndrim prej tij, sidomos lidhur me takimin në Beograd me trashëgimtaren serbe të tokës

Kiks Kosova: Ky (I.) ka qenë  i autorizuar nga Nadezda Jašić pë r ta shitur një  parcel toke në  Mitrovicë !

Qytetari: Si quhet ai (ndë rmjetë suesi)

Kiks Kosova: I. Ka qenë  ndë rmjetësues dhe i autorizuar nga Nadezda dhe po na duhet t’ia bëjmë  disa pyetje

Qytetari: Kë tu në  Lapnasellë  nuk ka persona me emrin I. Në  Graçanicë  dhe Llapnasellë  nuk ka. E njoh këtë  rrethinë  shumë  mirë ! Ne po pë rpiqemi të ju ndihmojmë , a e dini mbiemrin e tij?

Kiks Kosova: Jo, nuk e dimë !

Kiks Kosova, ka kontaktuar Xhevat Veselin, noterin që ka përpiluar kontratën e shitblerjes së kontestuar.

Veseli ka deklaruar se është pensionuar në vitin 2022 dhe se të gjitha dosjet e tij noteriale janë dërguar në Arkivin Qendror të Noterisë, i cili është sistemuar në Ferizaj.

Në përpjekje për të zbardhur këtë rast, Kiksi iu drejtua Gjykatës Themelore në Mitrovicë për të kërkuar qasje në kontratën e shitblerjes dhe për të identifikuar.

The post “Në Lapnasellë s’është askush me emrin e tij”, ku e “lëshoi toka” ndërmjetësuesin serb? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT