Reshjet e shiut kanë shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullim, shkaku i sasisë së madhe të ujit.
Një veturë është fundosur në ujë në fshatin Kojskë të Lipjanit.
Fotografia është publikuar nga UlpianaPress, transmeton Klankosova.tv.
Ende është e paqartë se çka ka ndodhur në këtë rast, se a bëhet fjalë për ndonjë aksident apo diçka tjetër.
Po ashtu nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.


