Tuesday, January 27, 2026
spot_img
HomeLajmeNë Klinë pritet të vendoset pllaka përkujtimore e Abedin Rexhës – “Sandokani”...

Në Klinë pritet të vendoset pllaka përkujtimore e Abedin Rexhës – “Sandokani” (VIDEO)

Në qytetin e Klinës, në rrugën që mban emrin e heroit Abedin Rexha – “Sandokani”, sot do të vendoset edhe pllaka e tij, si shenjë përkujtimi dhe nderimi për veprën e tij.

Busti është mbuluar me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ceremonia e zbulimit do të nisë në ora 13:00, bëri të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani.

Në këtë ngjarje përkujtimore tashmë janë mbledhur familjarë të Abedin Rexhës, përfaqësues të institucioneve, bashkëluftëtarë të “Sandokanit”, si dhe qytetarë të shumtë që kanë ardhur për ta nderuar figurën e tij.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT