Kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, karshi dy barazimeve e po aq humbjeve.
Futbollistët e Lecces, janë sonte mysafirë të Fiorentinës, transfertë goxha e vështirë kjo për ekipin e Ylber Ramadanit, njofton Klankosova.tv.
Ndonëse për momentin me 25 pikë të grumbulluara, janë jashtë pozicionit të rrezikut për largim nga Serie A, katër më shumë se Empoli që është në zonën e ‘kuqe’, prapë se prapë asgjë komode nuk është, pasi deri në fund të edicionit, janë edhe plot 12 xhiro.
Viola në anën tjetër po lufton për kualifikim në garat evropiane, ku aktualisht është dy pikë larg.
Kjo ndeshje elitare e futbollit italian, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, ArtMotion, me fillim në orën 20:45, raporton Klankosova.tv.
Komentator, Andi Shabani!
The post Në kërkim të pikëve për mbijetesë, Lecce e Ramadanit udhëton te Fiorentina appeared first on Klan Kosova.