Arrestohet në Belgjikë një tjetër pjesëtar i grupit kriminal të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që u godit në kuadër të operacionit të koduar “Ura”. 44-vjeçari Gertin Aliu ishte e masë sigurie arrest në burg në mungesë, pasi Prokuroria e Barit e akuzon për trafik të lëndëve narkotike të kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Sipas dosjes hetimore, Gertin Aliut kishte rolin e ndërmjetësit mes grupit shqiptar dhe atij italian për trafikun e drogës.
Në një prej episodeve 44 vjeçari komunikon me Redi Tushën, Erigels Presin dhe Genci Telollarit në lidhje me ndërmjetësimin që do të bënin për sigurimin e lëndës narkotike, gjetjen e një magazine ku të vendosej sasia e drogës, si dhe më pas kur ngarkesa të nisej me kamion nga Shqipëria drejt Barit. Bisedat mes tyre janë kryer në aplikacionin SkyEcc në tetor të 2021.
Nga operacioni i përbashkët mes Spak dhe Antimafias Italiane u lëshuan në total 52 urdhër arreste, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shtetas shqiptarë dhe 29 prej këtyre masave u caktuan nga GJKKO.
Organizata kriminale ishte e ndarë në tre nëngrupe, baza kryesore në Durrës, e udhëhequr nga Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.
Ky grup kriminal akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine, heroine dhe kanabisi drejt Barit dhe disa vendeve të BE-së, dhe paratë e përftuara nga shitja silleshin në Shqipëri me autobusë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);