E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeSportNe jemi liga e fermerëve, ju e dini këtë! – Indeksonline.net

Ne jemi liga e fermerëve, ju e dini këtë! – Indeksonline.net

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti mbrëmë Arsenalin.

PSG-ja ka pasur një sezon fantastik në kompeticionin më të rëndësishëm të UEFA-s, duke mposhtur katër ekipe nga Premier League, shkruan Indeksonline

Pikërisht për këtë trajneri spanjoll, Luis Enrique u pyet pas ndeshjes nga gazetarët në konferencë.

Ai goditi ekipet e Premier League, duke thënë se liga ku luan PSG-ja është “e fermerëve”, ashtu siç e cilësojnë të gjithë.

“Të fitosh ndaj katër ekipeve nga Premier League? Epo, Liga e Fermerëve, e dini? Ne jemi liga e femerëve”, u shpreh Luis Enrique.

Kujtojmë që tani PSG-ja në finalen e madhe të Mynihut luan ndaj Interit./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT