Në fund të fushatës, Sami Boroci falënderon qytetarët dhe kërkon votën e tyre për #PrishtinaPërtej

Në fund të fushatës, Sami Boroci falënderon qytetarët dhe kërkon votën e tyre për #PrishtinaPërtej

Në përmbyllje të fushatës për zgjedhjet komunale, kandidati për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Boroci, ka ndarë një mesazh falënderimi dhe motivimi për të gjithë mbështetësit e tij.

“Sonte në përmbyllje të fushatës tonë për #prishtinapertej. Një kampanjë të cilën e kam shijuar secilën ditë, për njerëzit që kam takuar dhe kam komunikuar në cilën do formë. Energjia dhe mbështetja e secilit, pa asnjë dyshim janë forca e fitores tonë”, shkroi Boroci.


Ai u shpreh mirënjohës për secilin qytetar që i dha kohë, vëmendje dhe besim gjatë këtyre ditëve intensive të fushatës.

Sami Boroci mban numrin 5./Telegrafi/