Në Ferizaj gjendet kanabis i mbjellur në vazo

Në Ferizaj gjendet kanabis i mbjellur në vazo

Policia ka raportuar se janë gjetur të mbjellura në një vazo disa bimë të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se janë konfiskuar 11 bimë të dyshuara narkotike, përcjell Klankosova.tv.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore me ç’rast janë konfiskuar 11 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 0.50 deri 0.70 cm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

The post Në Ferizaj gjendet kanabis i mbjellur në vazo appeared first on Klan Kosova.