James Rubin është pyetur për një deklaratë të Madeleine Albright, e cila para shumë vjetësh tha se “Hashim Thaçi është lideri, pra udhëheqësi”.
Lidhur me këtë, ish-diplomati amerikan tha se Albright ka zgjedhur me shumë kujdes fjalët e saj dhe se amerikanët donin që Thaçi të kthehej në një udhëheqës i një kombi drejt lirisë, njofton Klankosova.tv.
“Mendoj se Madeleine Albright, ka zgjedhur fjalët e saj. Ajo nuk ka thënë lideri, por ka thënë një prej liderëve, dhe kjo ka dallim. Pra, lideri i një grupi që udhëhiqte kombin e tij drejt rrugës së lirisë. Kjo është edhe fjala që ka përdorur edhe Clinton. Donim që ai të kthehej në një udhëheqës. Albright tha “një drejtues”, kështu e konsideroja edhe unë, pra një drejtues i delegacionit që ishte zgjedhur nga ai shqiptar. Ai ishte një person si kryetar, një drejtues, udhëheqës, pra në Rambuje. Nëse ka thënë udhëheqës i delegacionit, kjo është e saktë. Të udhëhiqte njerëzit e tij, t’i çonte drejt rrugës së paqes dhe kjo ishte e vështirë, dhe këtë ka dashur ta përcjell edhe Albright, e njihja shumë mirë atë”, deklaroi Rubin para trupit gjykues.
The post “Ne donim që Thaçi të kthehej në udhëheqës i një kombi drejt lirisë” appeared first on Klan Kosova.