Një jelek pune i vendosur sot në rrethin kryesor të Prishtinës ka ngjallur reagime dhe spekulime në opinionin publik, pasi nga disa qytetarë u ngatërrua si flamur.
Instituti “Friedrich Ebert Stiftung” ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke sqaruar se vendosja e jelekut ishte një iniciativë simbolike për të shënuar Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve.
Sipas tyre, jeleku përfaqëson punëtorët e sektorëve të ndryshëm, si ndërtimi, policia, mirëmbajtja e rrugëve dhe të tjerë, duke kujtuar kontributin dhe sakrificat e tyre.
Postimi i plotë:
Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve (28 Prill), në qendër të Prishtinës, zëvendësuam Flamurin Kombëtar me një jelek pune.
Ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve. Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune.
Instalacioni është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori”, thuhet në postimin e institutit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);