Wednesday, March 25, 2026
spot_img
HomeLajmeNë cilat pjesë të stadiumit do të lejohen simbolet e Kosovës?

Në cilat pjesë të stadiumit do të lejohen simbolet e Kosovës?

Tifozët shqiptarë që do të jenë të enjten mbrëma në Bratislavë në përkrahje të Kosovës në ndeshjen ndaj Sllovakisë, do ta kenë të veçantë pjesën ku do të mund t’i shpalosin simbolet shtetërore.
 
Dhe për këtë ka folur menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bajram Shala, të mërkurën në konferencën për shtyp. 

Ndeshja Sllovakia – Kosova luhet të enjten nga ora 20:45, ndërsa është gjysmëfinale e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.

Shala ka thënë se simbolet shtetërore do të lejohen vetëm në pjesën ku do të jenë të vendosur “Dardanët”, tifozët zyrtarë të Kosovës. 

“Simbolet shtetërore të Kosovës do të lejohen vetëm në tribunën ku do të jenë të vendosur ‘Dardanët’, por jo edhe në tribunat tjera të stadiumit. Ky vendim është marrë nga Federata e Futbollit e Sllovakisë”, ka deklaruar Shala. 

Rregulla të veçanta sigurie dhe organizimi ishin vendosur edhe për ndeshjen Sllovenia – Kosova, në nëntor të vitit të kaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT