Në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, mbrëmjen e së enjtes u organizua një aktivitet i veçantë në kuadër të përgatitjeve për festën e Pashkëve, ku u rikrijua simbolikisht “Darka e Mbramë”.
Ky organizim mblodhi dhjetëra qytetarë, të cilët patën mundësinë të përjetojnë nga afër një nga momentet më të rëndësishme të besimit të krishterë.
Përmes një skenografie autentike, me enë dheu dhe veshje tradicionale, u soll një atmosferë që i ktheu të pranishmit rreth 2000 vite pas në kohë.
Rikrijimi i “Darkës së Mbramë” vjen si pjesë e aktiviteteve që i paraprijnë festës së Pashkëve. /Klankosova.tv


