Në një pritje solemne, në kryeqytetin turk Ankara u festua “Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë”, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Në pritjen e organizuar në një hotel në Ankara nga ambasadorja e Shqipërisë Blerta Kadzadej, morën pjesë ministri turk i Rinisë dhe Sporteve, Osman Aşkın Bak, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Türkiyes, Gjeneral Metin Gürak, përfaqësues të misioneve diplomatike që shërbejnë në Ankara dhe shumë të ftuar.
Duke theksuar se Shqipëria ka bërë reforma në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj strategjikë, Kadzadej u shpreh se vendi i saj është i rëndësishëm edhe për sa i përket turizmit, duke ndarë statistika lidhur me këtë sektor.
– Marrëdhëniet Türkiye-Shqipëri
Duke nënvizuar se Türkiye dhe Shqipëria kanë marrëdhënie diplomatike të kahershme, Kadzadej tha: “Vendet tona janë partnerë strategjikë me dialog politik vazhdimisht produktiv, bashkëpunim dhe dinamika të përgjithshme”.