E enjte, 24 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeNë 4-vjetorin e lindjes së vajzës, Fero: Tetë muaj m'kanë nda padrejtësisht...

Në 4-vjetorin e lindjes së vajzës, Fero: Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti

Në një ditë të veçantë për të bijën, reperi i njohur shqiptar, Fero, ka shpërndarë një mesazh të thellë emocional për vajzën e tij Nina, e cila sot feston 4-vjetorin e lindjes, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, artisti ka zbuluar se prej tetë muajsh nuk ka pasur mundësi të takohet me të bijën, çka e përshkruan si një padrejtësi të rëndë.

Fero shpreh dhembjen dhe mungesën që ndjen çdo ditë pa vajzën e tij, duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar luftën ligjore për të drejtën e tij si prind.

Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e une s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, me t’përqafu, apo me t’uru si çdo babe”, shkruan ai.

Në fund të mesazhit, reperi bën thirrje ndaj institucioneve të Kosovës, duke i kërkuar të veprojnë për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur të drejtat e tij si prind dhe të vajzës së tij.

Postimi i plotë:

“Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e une s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, me t’përqafu, apo me të uru si çdo babe.

Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk.

Por unë po luftoj për ty, për neve dyve, për të drejten tem si babi yt – për me t’pasë afer, me t’dashtë pa pengesa, ashtu si e meriton çdo femije.

Kurgjo nuk mundet me thy lidhjen tonë.

T’premtoj që kom me ardhë, kom me t’mbajt fort dhe s’kom me t’lon mo kurrë.

Gëzuar ditëlindjen, shpirti jem!

Babi të don pafundësisht edhe po vjen për ty.

PS.Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më.

Është koha te veprojnë, të zbatojne ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona.

Është  koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona.

Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij.

Mosveprimi juaj po shkakton dëme të parikuperueshme. Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi.”

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT