Në 27-vjetorin e rënies së tij, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar dhe kujtuar heroin Ismet Rrahmani, i cili jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave dhe lirisë së atdheut, raporton Gazeta Sinjali.
Në një njoftim të Presidencës thuhet: “Në 27 vjetorin e rënies, nderojmë dhe kujtojmë Ismet Rrahmanin, heroin që jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave dhe lirisë së atdheut. Ai ishte një veprimtar arsimi i devotshëm dhe më pas veprimtar i shquar në luftën për çlirim.”.
Presidentja Osmani ka theksuar se idealet që e drejtuan Ismet Rrahmanin nuk shuhen.
“Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur. Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm.”, thuhet mes të tjerash.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!