E premte, 6 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeNë 24 vjetorin e vrasjes, Abdixhiku fton familjen e Xhemajl Mustafës në...

Në 24 vjetorin e vrasjes, Abdixhiku fton familjen e Xhemajl Mustafës në Selinë e LDK-së, shpalosin portretin dhe pllakën përkujtimore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës ka ftuar në selinë qendrore të LDK-së familjen e tij ku edhe është zbuluar pllaka me portretin e tij.

Ai tha se bashkë me familjen e Mustafës kanë kujtuar “Xhemën si atdhetar, si veprimtar, si shkrimtar e si krijues – mbi të gjitha si bartës i lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi e demokraci”.

“Në 24 vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, shpalosëm pllakën dhe portretin përkujtimor të tij, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Së bashku me zonjën Bahrije, vajzën Berianën e djalin Besianin, së bashku me vëllain Ganiun, Gemin e vogël, së bashku me Erolidën e Kushtrimin, kujtuam Xhemën si atdhetar, si veprimtar, si shkrimtar e si krijues – mbi të gjitha si bartës i lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi e demokraci. Trashëgimia e tij politike do të ekojë në brezni!”, ka shkruar Abdixhiku.

“Xhema i vjetër u mor nga familja herët e padrejtësisht në hyrje të banesës së tij; Xhema i ri, na shfaqet secilën ditë tek Besiani sot – një mik, një profesionist e një patriot i kohës sonë! Portreti i Xhemail Mustafës i vendosur afër shokut të tij Enver Malokut, na qëndron si kujtesë e fortë e themeleve të forta të Republikës, mbi të cilat themele detyrohemi ta bëjmë të ardhmen që pret për ne!”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT