E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNë 24 orët e fundit, 24 intervenime nga zjarrfikësit në Ferizaj

Në 24 orët e fundit, 24 intervenime nga zjarrfikësit në Ferizaj

Situata me zjarre në rajonet e Kosovës nuk është stabilizuar ende.

Nga rajoni i Ferizajt, gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj, thotë se edhe sot ka pasur vatra aktive të zjarrit.

E ndodhur në stacionin  e zjarrfikësve, Zogaj shton se zjarrfikësit janë duke u bërë gati që të nisen për një tjetër intervenim.

Sipas saj, në këtë stacion mungojnë shumë kushte që iu duhen zjarrfikësve.

Sakaq, Zogaj bëri të ditur se në rajonin e Ferizajt përgjatë muajit korrik kanë qenë afro 300 intervenime, gjersa në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 24 intervenime.

“Bazuar në informacionet që kemi marr nga zëvendëskomandanti i zjarrfikësve, gjendja nuk është shumë alarmante”, u shpreh Zogaj tutje. /klankosova.tv

The post Në 24 orët e fundit, 24 intervenime nga zjarrfikësit në Ferizaj appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT