E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportNë 125 vjetorin e themelimit, Milan zhgënjen tifozët në "San Siro"

Në 125 vjetorin e themelimit, Milan zhgënjen tifozët në “San Siro”

Një mbrëmje që duhej të ishte historike për Milanin, u kthye në një zhgënjim për tifozët e Rossonerëve.

Milani në 125-vjetorin e formimit të klubit, nuk arriti të sigurojë një fitore, duke barazuar 0-0 ndaj Genoas në një ndeshje të zbehtë të zhvilluar sonte, transmeton klankosova.tv.

Rastet ishin të pakta dhe portieri i Genoas, me ndërhyrje të sigurta, ruajti portën e tij të paprekur.

Atmosfera festive në tribuna nuk u përputh me performancën në fushë, duke lënë një shije të hidhur për tifozët që prisnin një spektakël të denjë për këtë përvjetor madhështor të tyre.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT