Ndoshta Peshorja është më e bukur, Luani plot finesë, por gruaja e kësaj shenje – të hedh në gjunjë

Ndoshta Peshorja është më e bukur, Luani plot finesë, por gruaja e kësaj shenje – të hedh në gjunjë

Alfa femër, ambicioze, e disiplinuar, e organizuar, e durueshme, e përgjegjshme, praktike, e vendosur, e patrembur, e fokusuar tek qëllimi dhe e lumtur vetëm kur arrin tek ai – ajo është e gjitha kjo

Si përfaqësuese tipike e grupit të shenjave tokësore, qëndron fort në tokë dhe nuk është e prirur për ëndërrime, por jeton në realitet dhe merr prej tij sa më shumë që mundet. Për shkak të ambicies së saj të palëkundur dhe shtytjes për të ecur gjithmonë përpara, shpesh i lë të gjithë pas, dhe ta largosh nga rruga që ka vendosur nuk është e lehtë.


Gruaja në shenjën e Bricjapit është një grua jashtëzakonisht e fortë

A e dini para kujt qëndroni? Jini të sigurt se së shpejti do të përkuleni edhe me dëshirë, kur të kuptoni se për çfarë zonje bëhet fjalë. Ajo që do t’ia thyente shtyllën kurrizore çdo mashkulli mesatar, kjo zonjë do ta përballojë kaq natyrshëm dhe dinjitoz, saqë nëse jeni partneri i saj, do të pyesni veten – a jeni vërtet të denjë për të?

Nëse përfundoni se jeni partner për të, jini të sigurt se dashuria juaj do të digjet e qëndrueshme dhe e ngrohtë edhe kur të gjitha të tjerat do të jenë shuar. Ajo do ta mbajë gjallë flakën e saj me përgjegjësi, detyrim dhe përkushtim. Me të, çdo ditë do të bëheni pak më të mirë… derisa një ditë të kuptoni se nga një bretkosë e zakonshme jeni shndërruar në princ, që gëzon respektin dhe autoritetin e të gjithëve rreth vetes.

Imagjinata e saj nuk pranon fantazi joreale, sepse ajo gjithmonë e di rezultatin përfundimtar të gjërave. E vetmja gjë që kërkon nga ju si partner është të tregoni karakter dhe këmbëngulje, dhe ajo me kënaqësi do t’ju japë shembullin, sepse zotëron dyfishin e të dyjave.

Si nënë është e rreptë, por e drejtë. Fëmijët e saj një ditë do të dinë të sundojnë veten dhe botën përreth tyre. Gruaja në shenjën e Bricjapit mund të përballojë çdo problem të jetës, dhe çfarëdo vështirësie që ta godasë, ajo do të arrijë të mbetet e përmbajtur dhe e qetë, dhe menjëherë do të nisë të kërkojë zgjidhje.

Ajo mund të duket e ftohtë dhe e përmbajtur, por nën atë sipërfaqe fshihet një grua me sens të shkëlqyer humori, e cila ka etje për siguri. Një pjesë të ambicieve të saj është e gatshme ta sakrifikojë vetëm për një gjë – familjen.

Kur nuk është dita e saj, mund të jetë shumë kokëfortë, e pa disponuar, e turpshme dhe pesimiste, transmeton Telegrafi.

Në natyrën e saj nuk është të dashurohet me shikim të parë, as të humbasë kohën me flirtime të pakuptimta që e di se nuk të çojnë askund. Dashuria për të është një çështje serioze dhe nëse dikush i pëlqen, ajo nuk ia lë rastësisë, por gjithmonë e vetëdijshme për aftësitë e saj, merr gjërat në dorë dhe kujdeset që të fitojë burrin që dëshiron.

Partnerit i pëlqen t’i bëjë qejfin dhe të kujdeset për të, gjë që mund të duket sikur ajo është e nënshtruar në lidhje, por në fakt ajo kurrë nuk do ta humbasë pavarësinë e saj të lindur, pra nuk do të varet nga partneri. Me shokun e saj të jetës dëshiron të jetë e barabartë dhe do të qëndrojë pranë tij si mbështetje edhe në momentet më të vështira. Ajo kërkon dikë që do ta dojë suksesin po aq sa ajo, prandaj lidhja perfekte për të është një bashkim dashurie, sigurie dhe suksesi.

Është një partnere pasionante. Partnerët idealë për të gjenden tek shenjat e tjera tokësore, Demi ose Virgjëresha, sepse ata dinë të depërtojnë deri tek zemra e saj dhe të zbulojnë thelbin e saj të ngrohtë e të butë, si dhe tek një shenjë ujore – Gaforrja – që mund të plotësojë plotësisht nevojat e saj emocionale. Mund të përshtatet mirë edhe me Akrepat.

shutterstock

Ajo do stabilitet. Vlerëson vetëm njerëzit që kanë disa vlera në përputhje me bindjet e saj. Në jetë nuk i pëlqen të humbasë kohë me situata të parëndësishme. Përçmon bisedat boshe. E di saktësisht të parashikojë rrjedhën e ngjarjeve dhe është një organizatore e shkëlqyer.

Gruaja e Bricjapit pushton me bukurinë e saj klasike; pamja e saj tërësisht është shumë tërheqëse dhe gjëja e parë që të gjithë vënë re tek ajo janë mollëzat e larta, të cilat i japin elegancë dhe hijeshi të veçantë.

Atë nuk e fiton lehtë. Tek ajo, dashuria nuk lind si vetëtimë nga qielli i pastër. Kur ajo do, ose më saktë, kur vendos ta pranojë këtë, zakonisht ndodh pas një njohjeje të gjatë me një burrë. Dashuria tek ajo lind ngadalë.

Kur vendos të lidhet me dikë, është për gjithë jetën. As koha dhe as ndarjet e gjata nuk mund ta prishin dashurinë e saj. /Telegrafi/