“Ndjesë për tavanin e prishur” – publikohet foto se si e la Shqipëria zhveshtoren në Leskovc

"Ndjesë për tavanin e prishur" - publikohet foto se si e la Shqipëria zhveshtoren në Leskovc

Shqipëria ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Serbia me rezultat 0-1.

Fitorja e Kuqezinjve ka sjell entuaziasëm të madh në gjithë botën ku ndodhen shqiptarët, derisa festa te lojtarët ishte e jashtëzakonshme në fushë dhe në zhveshtore.


Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Taulant Balla ka publikuar një foto nga zhveshtorja në momentin që është larguar ekipi kombëtar.

“këm, mirupafshim. E lam gjithçka në rregull, ndjesë për tavanin”, ka shkruar Balla.

Një pjesë e tavanit është prishur nga festa e madhe e futbollistëve, derisa e gjithë zheshtorja është pastruar në fund. /Telegrafi/