26 vjet më parë u themelua Policia e Kosovës. Në këtë përvjetor, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se shteti shteti ende nuk ka arritur të ofrojë mbrojtjen e nevojshme për pjesëtarët e këtij institucioni
Ai në një postim në Facebook shkruan se është e papranueshme se pjesëtarëve të policisë ju mungojnë kushtet e punës, transmeton Klankosova.tv.
“Respekt dhe mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj institucionit simbol dhe identitar të Republikës së Kosovës – Policisë. Mirënjohje dhe përulje ndaj të gjithë atyre policëve që ranë në krye të detyrës dhe atyre që u lënduan në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”.
“Ndjehem keq që pas kaq vitesh shteti i Kosovës ende nuk ka arritur të ofrojë mbrojtjen e nevojshme për pjesëtarët e këtij institucioni, përfshirë këtu sigurimin shëndetësor dhe sigurimin e jetës, pensionin dinjitoz, të parakohshëm dhe të rregullt”.
“Është e papranueshme edhe fakti se ju mungojnë kushtet dhe mjetet e punës adekuate, siç janë: shujta e rregullt dhe e plotë, veshmbathje cilësore për verë e dimër, transport adekuat, vetura pune të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të gjithë’, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.
The post “Ndjehem keq që shteti nuk i ofroi mbështetjen e nevojshme policisë”, thotë Hoti appeared first on Klan Kosova.