Ndihmoi të arrestuarit, policia arreston të dyshuarin në Mitrovicë

Ndihmoi të arrestuarit, policia arreston të dyshuarin në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar një person me inicialet Rr.M., i cili dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka kryer veprën penale “Ndihmë në detyrim”.

Në njoftim thuhet se personi me inicialet Rr.M dyshohet që në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ndihmë në detyrim”, duke ndihmuar personat e arrestuar dy ditë më parë në operacionin në Vushtrri, në kryerjen e veprës penale.


I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.

Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin. /Telegrafi/