Rrjedha e ujërave të zeza në Prishtinë dhe qytetet rreth saj, së shpejti do të do të trajtohet nga ndërtimi i një impianti modern.
Ky projekt i quajtur “ClimateAppropriate Urban Development: Sewage Prishtina” do të ketë kosto me vlerë totale prej 53 milionë euro. Prej tyre 42 milionë do të investohen nga qeveria gjermane.
Ndërkaq, për pjesën tjetër u arrit marrëveshje në mes Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Komunës së Prishtinës, Komunës së Fushë Kosovës dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë.
Ambasadori i shtetit që kontribuoi më së shumti në ndërtimin e impiantit foli për rëndësinë e ujërave të pastra.
Ndërkaq sipas kryeshefit të KRU “Pastrimi”, Arsim Fetahut, ky projekt është jetik për qytetarët.
Fetahu tha se zgjidhja e problemit për ujërat e ndotura do të bëhet edhe për Graçanicën, Obiliqin e Podujevën.
The post Ndihma e madhe: 53 milionë euro “gjermane” ndreqin ujin kosovar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.