Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të mallrave të padeklaruar mbrëmë në Pikën Kufitare Vërmicë.
Sipas njoftimit të doganës, i dyshuari që po drejtonte automjetin ka mohuar se posedon mall për deklarim doganor, por gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një sasi mallrash të padeklaruara, pjesë rezervë për ashensor, në total prej 482 copë, për të cilat, sipas doganës pala nuk ka poseduar faturë përkatëse, transmeton Klankosova.tv.
Dogana ka bërë të ditur se mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore.
“Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe bizneset se deklarimi i saktë i mallrave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës është obligim ligjor. Çdo tentativë për shmangie nga deklarimi përbën kundërvajtje dhe do të trajtohet sipas dispozitave ligjore në fuqi”.
The post Ndëshkohet shoferi që po bartte pjesë rezervë për ashensor, s’i deklaroi në doganë appeared first on Klan Kosova.