E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ndeshkohet-shoferi-bmw-se-qe-voziti-me-shpejtesi-ekstreme-ne-ferizaj-ne-zonen-50-km-h-i-shkeli-143-km-h/Ndëshkohet shoferi BMW-së që voziti me shpejtësi ekstreme në Ferizaj - në...

https://klankosova.tv/ndeshkohet-shoferi-bmw-se-qe-voziti-me-shpejtesi-ekstreme-ne-ferizaj-ne-zonen-50-km-h-i-shkeli-143-km-h/Ndëshkohet shoferi BMW-së që voziti me shpejtësi ekstreme në Ferizaj – në zonën 50 km/h “i shkeli” 143 km/h – Klan Kosova

Njësia e Trafikut Rrugor në Ferizaj ka njoftuar se gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, më saktë në fshatin Dardani të Ferizajt ka evidentuar një automjet të markës BMW me targa të huaja që po lëvizte me shpejtësi prej 143 km/h, në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Siç njofton policia, ndaj shoferit A.R.,33 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar: 300 € dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj).

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor. / Klankosova.tv

The post Ndëshkohet shoferi BMW-së që voziti me shpejtësi ekstreme në Ferizaj – në zonën 50 km/h “i shkeli” 143 km/h appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT