Për adhuruesit e sportit, mbrëmja e sotme sjell përballje emocionuese që transmetohen drejtpërdrejt në kanalet sportive të platformës më të madhe shqiptare, Art Motion.
Duke filluar nga ora 19:00, Nantes pret ekipin e Monacos në një përballje interesante nga Ligue 1.
Vetëm një orë më vonë, në orën 20:45, në Serie A zhvillohet ndeshja mes Lazios dhe Comos, një sfidë që premton spektakël, transmeton Klankosova.tv.
Në orën 21:00, dy përballje të tjera marrin vëmendjen: në La Liga, Rayo Vallecano pret Celta Vigon, ndërsa në Ligue 1, Auxerre mat forcat me Lille.
Për adhuruesit e basketbollit, në orët e vona të mbrëmjes, NBA sjell sfidën mes Portland Trail Blazers dhe Dallas Mavericks, duke filluar nga ora 02:30.
Mos e humbisni mundësinë për të ndjekur ekipet tuaja të preferuara dhe emocionet e garave elitare vetëm në Art Motion./Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>