Të marten dhe të mërkuren, u zhvilluan ndeshjet e para të 1/8 së finales në Champions League.
Faqja zyrtare e Champions League, ka publikuar formacionin më të mirë të javës.
Formacioni i javës: Alison, Timber, Pavard, Emre Can, De Cuyper, Odegaard, Pedri, Rogers, Rodrygo, Raphinha, Kane.
Të martën, Aton Villa e mposht Club Brugge-in me rezultat 1:3, Borussia Dortmund u nda baraz 1:1 me Lille-in e Edon Zhegrovës, PSV Eindhoven u mposht bindshëm nga Arsenal me rezultat 1:7, derisa derbi i Madridit i takoi Realit, pasi e mposhti Atleticon me rezultat 2:1.
Deri e mërkura u karakterizua me ndeshjen interesante ku fitore skuadrat favorite.
Interi i mundi si mysafir Feyenoordin me rezultat 0:2, Bayerni triumfoi bindshëm ndaj Leverkusenit ku luan edhe Granit Xhaka, me rezultat 3:0, Barca mori fitore minimale në Portugali kundër Benficas me rezultat 0:1.
Kurse, Liverpooli fitoi ndaj PSG-së me rezultat 0:1.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>