“Ndeshje flakë”, krejt çka pritet nga përballja Zvicër-Kosovë

“Ndeshje flakë”, krejt çka pritet nga përballja Zvicër-Kosovë

Në “Kosova Today”, u diskutua edhe ndeshja e sotme mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila zhvillohet në Bazel.

Gazetari dhe drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, foli rreth mundësive të 11-shes shartuese të Kosovës ndaj Zvicrës, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Sadiku tha se sonte pritet të ketë më shumë shqiptarë sesa zviceran në stadium.

Këngëtari dhe apasionanti i futbollit, Blero Muhamerri tha se sonte pritet një lojë e flaktë.

“Mendoj se Zvicra është pak më e fortë se na, dhe se do të jep të gjithën sonte”, tha tutje ai.

E sipas Albert Bunjakut, Kosova ka të drejtë nëse mendon se do të nxjerr rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme.

Kosova dhe Zvicra përballen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘St. Jakob Park’. /klankosova.tv

The post “Ndeshje flakë”, krejt çka pritet nga përballja Zvicër-Kosovë appeared first on Klan Kosova.