E enjte, 24 Prill, 2025
spot_img
HomeSportNdeshja Shqipëri – Serbi, Gjesti performon në ”Arenën Kombëtare”? – Indeksonline.net

Ndeshja Shqipëri – Serbi, Gjesti performon në ”Arenën Kombëtare”? – Indeksonline.net

14:26 / E Diele, 20 Prill 2025 / Gj. Sh

Repartisti i njohur nga Peja, Gjesti, ish banori i Big Brother VIP Kosova do performojë në stadiumin ”Arena Kombëtare”.

Kjo pikërisht në ditën kur Shqipëria dhe Serbia do kenë përballjen e tyre për fazën kualifikuese për Botërorin 2026.

Gjesti këtë e ka konfirmuar vetë në një paraqitje të tij pas shpalljes fitues në Big Brother VIP Albania, ndërsa u ka bërë thirrje fansave të tij t’i bashkohen më 7 qershor.

Ndeshjen e parë eliminatore, Shqipëria e ka nisur në ‘Wembley’ ku ka humbur 2-0 nga Anglia, kurse duelin e dytë e ka fituar 3:0 ndaj Andorras.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT