E hënë, 12 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeNdeshja Shqipëri–Serbi, FSHF-ja do t’i përzgjedhë me short shikuesit

Ndeshja Shqipëri–Serbi, FSHF-ja do t’i përzgjedhë me short shikuesit

Një nga përballjet më të ndjeshme dhe më të pritura të Kombëtares shqiptare, ajo ndaj Serbisë më 7 qershor, ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) të zbatojë një mënyrë të re për ndarjen e biletave.

FSHF ka vendosur që për herë të parë biletat të ndahen me short elektronik, duke shmangur shitjen e drejtpërdrejtë.

Në njoftimin zyrtar të publikuar të hënën, Federata sqaroi vendimin:

“Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, FSHF-ja bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme të biletave, por do të ndiqet procedura. Tifozët do të kenë mundësinë të plotësojnë një formular aplikimi elektronik, për të shprehur interesin e tyre për të siguruar bileta. Ky formular do të publikohet nga FSHF-ja më 15 maj. Çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta. Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat. Të përzgjedhurit do të njoftohen disa ditë para ndeshjes nëpërmjet adresës së tyre elektronike. FSHF-ja thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT