Ndeshja Shqipëri-Gjibraltar, publikohen formacionet zyrtare

news image

Shqipëria luan sot një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit për të testuar forcën e skuadrës përpara sfidës kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Letonisë në Tiranë.

Takimi zhvillohet në Europa Point Stadium të Gjibraltarit dhe do të gjykohet nga treshja uellsiane Aaron Wyn Jones, Daniel Beckett dhe Harry Hendricks, ndërsa arbitri i katërt do të jetë Jason Barcelo nga vendi pritës.

Trajneri Sylvinho ka zgjedhur të hedhë në fushë lojtarë që nuk janë gjithmonë pjesë e formacionit të parë, duke dhënë mundësi për testime të ndryshme taktike.

Në portë debuton Dajsinani, ndërsa në mbrojtje janë Hysaj, Kacurri, Kumbulla dhe Aliji. Në mesfushë aktivizohen Medon Berisha, Pajaziti dhe Bajrami, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Broja, Daku dhe Asani.

Ndeshja fillon në orën 18:00.

Formacionet zyrtare:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/