Është konfirmuar zyrtarisht se ndeshja e kthimit mes Serbisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd. Federata e Futbollit të Serbisë ka hedhur poshtë spekulimet për një zhvendosje të mundshme të ndeshjes në Leskoc, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ndeshja Serbi-Angli do të zhvillohet zyrtarisht në stadiumin Rajko Mitiq në Beograd dhe jo në Leskoc. Ne gjithashtu do ta presim Shqipërinë në stadiumin Rajko Mitiq,” thuhet në deklaratën e Federatës, e cituar nga Klan Kosova.
Kjo ndeshje është pjesë e fazës kualifikuese dhe pritet me interes të lartë pas barazimit 0-0 që u regjistrua në takimin e parë në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.
Autoritetet serbe pritet të marrin masa të shtuara sigurie për të garantuar një ndeshje të qetë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!