Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit nuk do të vazhdojë sonte.
Ajo u ndërpre pa kaluar as një çerek ore, pasi futbollisti i “Violës”, Edoardo Bove, ra pa ndjenja në fushë, duke tronditur të gjithë.
22-vjeçari është ende pa ndjenja në spitalin Careggi, por lajm pozitiv sipas mediave italiane është se ai po merr frymë pa ndihmën e aparaturës.
Mesfushori gjendet në spitalin afër “Stadio Franchi”, ku po zhvillohej përballja në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.