Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë thirrje për qetësi dhe mbështetje para ndeshjes së rëndësishme mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet më 7 qershor në Arenën Kombëtare, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Në një intervistë të publikuar nga FSHF-ja, Duka ka theksuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje, që cilësohet vendimtare për pozitën e dytë në grup, e cila çon në fazën e plejofit. Ai është optimist për mundësinë e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Botëror, pavarësisht konkurrencës së fortë.
“Ne arritëm të shkojmë në Evropian dhe tani kemi një dëshirë, ëndërr, objektiv – kualifikimin në Botëror. Një objektiv i vështirë, por jo i pamundur. Kemi mundësi reale në letër për të luftuar për vendin e dytë. Kundërshtari kryesor për këtë vend të dytë është Serbia. Një ekip me përbërje shumë të mirë, me lojtarë me kualitet, por nuk mendoj se Serbia është më e mirë se ne”, tha Duka.
Selektori Sylvinho e ka publikuar tashmë listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë përballje, përfshirë kthime të rëndësishme dhe emra me peshë që do të jenë në dispozicion të kuqezinjve.
Presidenti i FSHF-së pret që stadiumi të jetë i mbushur me tifozë dhe i bëri thirrje të gjithëve që përkrahja të jetë e fuqishme, por e orientuar drejt sportivitetit.
“Mos të jetë një presion që do ta vendosë në trysni ekipin tonë kombëtar. Kemi nevojë për energji pozitive dhe jo për trysni, që skuadra ta përjetojë atë ndeshje si një ndeshje futbolli, me objektivin për të shkuar në Botëror”, u shpreh Duka.
Ai shtoi se dëshira për fitore ndaj Serbisë është e madhe, por theksoi rëndësinë që kjo të arrihet përmes lojës dhe mbështetjes sportive.
“Tribuna dhe fusha janë bashkë. Të gjithë ne jemi bashkë, duhet të krijojmë një atmosferë pozitive. Të mos krijojmë trysni dhe ambient konfliktual ndaj skuadrës. Të prodhojmë energji pozitive, ta mbështesim skuadrën dhe të fitojmë sportivisht. Nëse fiton ndeshjet i ke realizuar të gjitha pritshmëritë. Nëse vë të gjitha gjërat e tjera para ndeshjes, do të rrëzohen edhe këto”, shtoi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);