Kombëtarja U21 e Kosovës përballet sonte me Spanjën në ndeshjen e dytë të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2027.
Përballja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00.
Pavarësisht se përballë do të jetë një ndër ekipet më të fuqishme të grupit dhe një emër i madh i futbollit evropian, atmosfera në kampin e “Dardanëve të rinj” është pozitive dhe motivi është shtuar para ndeshjes nga postimi i Federatës së Spanjës, e cila Kosovën e cilësoi si territor.
Ja formacionet zyrtare:
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!