Ndërtimin e pikave të derivateve afër vendbanimeve duket se do ta shohim gjithmonë e më shumë. Tri rezervuare të naftës janë ndërtuar në oborr të banesave.
Drejtori i urbanizmit në komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqi ka thënë se nuk është në kompetencat e tij ndalimi i dukurisë së ndërtimit të pompave të derivateve brenda zonës së banueshme.
Kjo ngase sipas tij rregulloret krijohen nga kuvendi komunal ose nga niveli qendrorë, shkruan Klankosova.tv
Për ndërtimin e një pikë derivateve të naftës afër një objekti në ndërtim, Krasniqi tha se i kanë dhënë lejen ndërtimore sipas planit hapësinorë, kritere të cilat i ka plotësuar pasi që kompania në fjalë ka marrë edhe lejen për nivelin e rrezikshmërisë nga Agjencia e Emergjencave.
Për t’u bërë ndryshimi i këtij rregulli në bazë të kompetencave komunale kjo duhet të bëhet vetëm nga ndonjë rregullore e votuar në kuvendin komunal, ndërsa deri më tani, sipas Leutrim Krasniqit, e kanë këtë rregullore pa përcaktim distance dhe rjedhimisht nuk mund të veproj asgjë kundër saj.
The post Ndërtohen tri rezervuare të naftës në oborr të banesave – Kush e përcakton rrezikshmërinë?(VIDEO) appeared first on Klan Kosova.