Prokuroria Speciale ka autorizuar policinë për hetim lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër.
Ndërkohë serbët në veri po kundërshtojnë projektin duke kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët, madje kanë lansuar një peticion.
Lidhur me këtë, Zejnullah Jakupi thotë se ndërtimi i urave është çështje vetëm e qeverisë, derisa shton se askush tjetër nuk mundet t’i ndalojë, transmeton Klankosova.tv.
“Ndërtimi i urave është çështje e institucioneve të Kosovës dhe siç është bërë më 1 korrik përurimi, ndërtimi i urave pra është punë legale, po ndodh në Kosovë në një vend të pavarur, vend që është pjesë e Kosovës dhe nuk duhet të vendos as Serbia as Lista Serbe, por as Gjykata Kushtetuese e as Speciale nuk kanë të drejtë ta ndalojë, sepse qeveria është këtu për ta vendosur”, tha Jakupi.
Ndërsa Azdren Shala thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti me ndërtimin e urave në Mitrovicë, po tenton të tregojë se po shtrihet sovranitetit në veri.
Megjithëse, sipas tij, problemi i veriut zgjidhet vetëm në tryezën e Bruskelit.
“Tashmë nga dje ka nisur hetimi i prokurorisë për dy mijë kontrata njëburimore, dhe reagimi i pushtetit ka qenë skandaloz. Pra edhe kur shkelet ligji, por kur veprën e bënë Albin Kurti këta thonë që nuk duhet të reagojë prokuroria, kjo tregon se ata duan ta sfidojnë komplet sistemin gjyqësor. E dyta, hapja e urave atje është përpjekja e radhës e Kurtit për me na tregu neve që përnime në veri është duke u shtrirë sovraniteti në veri, por realiteti është këtu, problemi i veriut të Kosovës nuk është problem i demonstrimit të forcës, nuk është problemi aksioneve praktike është problem politik, ai problem ka mu zgjidh vetëm me një pistë dhe ajo është tavolina e Bruskelit”, thotë Shala.
The post “Ndërtimi i urave në Mitrovicë, vetëm çështje e qeverisë”, thotë Jakupi appeared first on Klan Kosova.