Gazetari korrespodent, Valdrin Daci në emisionin “Ora Shtatë” ka raportuar rreth gjendjes së vështirë të një çifti të moshuar në qytetin e Pejës.
“Gjendem te familja Shala në Pejë e cila jeton në një ndërtesë e cila nuk është shumë e populluar, por në mesin e e kësaj ndërtese që quhen ‘banesat e standardit’ në lagjen ‘Fidanishte’, jeton edhe ky çift i moshuar, ku i zoti i kësaj shtëpie, Sadik Shala ka dy vjet që nuk ka dalë nga banesa për të shijuar ajrin në oborr, por vetëm nga ballkoni i saj”, u shpreh Daci, transmeton Klankosova.tv.
Por arsyen pse zotëri Shala nuk mundet ta shijojë ajrin e pastër nga oborri, e ka treguar vetë ai.
“Ka dy vjet që është djegur ashensori, dhe tash problem të eci, nuk mundem shkallëve. Jam i paralizuar prej 4 janarit 2010. Kam qëndruar në spital, pastaj kam pasur dhe operacion në zemër. Një njeri në moshën time…”, u shpreh Shala, duke shfaqur emocione dhe dhimbje.
Ky çift kërkoi ndihmë për t’u rregulluar ky problem, pasi jeta po iu vështirësohet.
The post Ndërtesa në Pejë pa ashensor, i moshuari në hall: Jam i paralizuar, s’mundem me ecë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.