Ka ndërruar jetë zyrtari policor, Bajram Mustafa nga Ferizaji.
Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës si dhe familjarët e tij.
“Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Bajram Mustafa, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të sindikatës.
Ndërsa familjarët e tij kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me kohën e Ikendisë në ora 15:05 në varrezat e reja në Ferizaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


