Monday, March 2, 2026
spot_img
HomeLajmeNdërron jetë Refet Hajdar Kiseri, veprimtar i njohur nga Prizreni

Ndërron jetë Refet Hajdar Kiseri, veprimtar i njohur nga Prizreni

Në moshën 90-vjeçare ka ndërruar jetë Refet Hajdar Kiseri, personalitet i respektuar dhe kontribuues i çmuar në Prizren.

Gjatë jetës së tij, ai mbajti disa detyra me përgjegjësi në institucionet komunale, duke shërbyer ndër të tjera si drejtor i Entit për Punësim. Kiseri u dallua për angazhimin e tij në mbështetje të arsimit dhe zhvillimit të qytetit, duke lënë gjurmë të rëndësishme në komunitet.

Ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, më 3 mars 2026, në ora 12:00, në varrezat e qytetit të Prizren, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në Xhamia e Dragomanit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT