Polici nga Mitrovica, Mehdi Brahimi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, duke lënë në zi familjen dhe të afërmit e tij.
Burime bëjnë të ditur se Brahimi, rreth 50 vjeç, dyshohet se ka pësuar atak kardiak pas iftarit. Ai ishte me prejardhje nga Ceraja dhe banonte në Vaganicë, ndërsa punonte si pjesëtar i Policisë në Prishtinë.
Familja pritet të njoftojë në vijim për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


