Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e Xander Harris në serialin “Buffy the Vampire Slayer”, ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeç.
Familja e tij konfirmoi lajmin në Instagram, duke njoftuar se Brendon vdiq në gjumë nga shkaqe natyrore.
Vitet e fundit, ai ishte i pasionuar pas pikturës dhe artit, dhe megjithëse kishte kaluar periudha të vështira, ai ishte optimist për të ardhmen.
Kolegja e tij Alyson Hannigan i bëri homazh në rrjetet sociale, duke kujtuar kujtimet e bukura dhe miqësinë me aktorin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


