Ndërron jetë këngëtari i famshëm boshnjak, Halid Beslic

Ndërron jetë këngëtari i famshëm boshnjak, Halid Beslic

Këngëtari legjendar boshnjak, Halid Beslic, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Ai kishte probleme serioze me mëlçinë dhe kaloi javët e fundit në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës, ku fillimisht u trajtua në Departamentin e Nefrologjisë dhe më pas në atë të Onkologjisë.


Pavarësisht se menaxheri i tij kishte deklaruar në shtator se gjendja po përmirësohej, këngëtari nuk arriti të rikuperohej.

Halid Beslic

Para ndarjes nga jeta, Halidi botoi një poemë kushtuar gruas së tij, Sejda, të cilën e konsideronte mbështetjen e tij më të madhe.

I lindur më 20 nëntor 1953 në fshatin Vrapci, ai u rrit në kushte modeste, por dashuria për muzikën e çoi drejt një karriere të jashtëzakonshme.

– YouTube www.youtube.com

Pas shërbimit ushtarak u zhvendos në Sarajevë, ku nisi të performonte dhe më vonë u bë një nga emrat më të njohur të skenës muzikore jugosllave.

Me këngë si “Necu, necu dijamante”, “Budi budi uvijek srecna” dhe “Miljacka”, Beslic u bë simbol i muzikës popullore të rajonit.

– YouTube www.youtube.com

Gjatë luftës në Bosnjë, ai mbajti mbi 500 koncerte bamirësie për viktimat e luftës.

Në vitin 2009 pësoi një aksident të rëndë rrugor ku humbi njërin sy, por u rikthye shpejt në skenë me forcë dhe përkushtim.

– YouTube www.youtube.com

Halid do të mbetet një ikonë e muzikës ballkanike, me një trashëgimi që i ka rezistuar brezave. /Telegrafi/